AKTUALITET, 23 Nëntor 2020, 14:07

U infektua me koronavirus, përmirësohet gjendja e Imzot George Frendos

U infektua me koronavirus, përmirësohet gjendja e Imzot George Frendos

Gjendja e Arqipeshkvit të Tiranës dhe Durrësit imzot George Frendo, i cili po kurohet në spitalin klerikal Miulli di Acquaviva delle Fonti në Bari është përmirësuar.

Sipas “Ora News”, zyra e shtypit e spitalit klerikal Miulli di Acquaviva delle Fonti në Bari të Italisë ka njoftuar se gjendja e tij është më e qëndrueshme.

“Gjendja shëndetësore e Arqipeshkvit George Frendo është e qëndrueshme, pa temperaturë. Parametrat klinikë janë të qëndrueshëm. Ushqehet e për momentin ndjek terapinë me 2 litra oksigjen(tuba oksigjeni në hundë). Kryen meshën e ditës,”-ka thënë zyra e spitalit.

Gjithashtu bashkë me Arqipeshkvin Frendo nga Tirana ka shkuar për kurim në Bari dhe prifti italian Buonaventura Mossuto, i cili kryen shërbimin e tij klerikal në Shqipëri.

Sakaq për gjendjen e tij shëndetësore zyra e shtypit të spitalit Miulli di Acquaviva delle Fonti të Barit ka thënë se gjendja shëndetësore e tij është e qëndrueshme.

Sipas tyre, ai nuk ka temperaturë dhe po ndjek terapinë me maskë oksigjen 4 litra. Gjithashtu, ushqehet dhe lëviz normalisht.

Imzot George Frendo më datën 13 nëntor u infektua me Covid-19 dhe u dërgua për kurim në spitalin “Acquaviva delle Fonti”, në Miulli (Bari) të Italisë.