TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Dy persona raportohet se kanë ndërruar jetë në Elbasan si pasojë e Covid-19.
Rastet pritet që të bëhen publike nga ministria e Shëndetësisë në raporton e fundit.
“Panorama” raporton se personat që kanë ndërruar jetë nga koronavirusi janë një 85-vjeçar banues në lagjen “Beqir Dardha” dhe një 60-vjeçar në lagjen “Dyli Haxhire”.
Më dy vdekjet e fundit numri i viktimave në Elbasan ka shkuar në 63.
Ndërkohë në rang vendi që nga fillimi i pandemisë e kanë humbur betejën me koronavirusin 699.