AKTUALITET, 23 Nëntor 2020, 12:03

Kamioni përplaset me autoveturën, një i vdekur dhe dy të plagosur në aksin Fushë Krujë-Milot

Kamioni përplaset me autoveturën, një i vdekur dhe dy të

Një aksident me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar sot në aksin Fushë Krujë-Milot. Ngjarja ndodhi pak minuta më parë.

Mësohet se në aksident është përfshirë një kamion me një autoveturë, e për pasojë një person ka humbur jetën dhe dy të tjerë janë plagosur rëndë.

Deri më tani nuk dihen rrethanat se si ka ndodhur aksidenti, ndërkohë që policia ndodhet në vendin e ngjarjes.