AKTUALITET, 23 Nëntor 2020, 10:58

Dy viktima nga aksidenti, Ahmed Kalaja: Hoxha i nderuar humbi nënën dhe komshiun e tij

Dy viktima nga aksidenti, Ahmed Kalaja: Hoxha i nderuar humbi nënën

Fatkeqësisht ka shkuar në dy numri i viktimave të aksidentit të djeshëm, në vendin e quajtur Shkalla e Tujanit në Tiranë.

Defa Kaloshi, nëna e shoferit të mjetit, Neki Kaloshi ka humbur jetën sot në spitalin e Traumës.

Ndërkohë, në vendngjarje dje ka humbur jetën dhe pasagjeri tjetër në mjet, 68 vjeçari me inicialet Hidër Daci.

Neki Kaloshi, i cili siç njoftoi policia është arrestuar ndërkohë që ndodhet ende në spital është hoxhë. Për aksidentin e rëndë me dy viktima ka reaguar edhe imami Ahmed Kalaja.

Në një postim në rrjete sociale ai shkruan mes të tjerash se Neki Kaloshi humbi në aksident nënën edhe komshiun e tij, ndërkohë që i ati i cili po ashtu ndodhej në mjet fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut.

Posimi i Ahmed Kalajës:

Hoxha i nderuar edhe vëllai ynë Neki Kaloshi pas një aksidenti; humbi nënën e tij edhe komshiun e tij; ndërkohë që babai ka dalë nga rreziku për jetën.

Ai vetë është jasht çdo rreziku për jetën Elhamdulilah.

Bëni dua për nënën e tij!

Bëni dua për fqinjin e tij!

Bëni dua për familjen e tij!

Bëni dua për Nekiun ta kalojë këtë sprovë këtë hall me durim!