TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Disa javë pas përfundimit të Botërorit, trajneri i Anglisë, Tomas Tuchel, është rikthyer të flasë për eliminimin ndaj Argjentinës në gjysmëfinale. Tekniku gjerman pranoi se skuadra e tij e pati të vështirë të përballonte presionin dhe humbi kontrollin e ndeshjes në momentet vendimtare.
“Mendova: ‘OK, do të mbijetojmë’. Kjo është të presësh vdekjen. Nuk kemi zotërimin e topit, nuk po mbrojmë mirë, kemi nevojë për ndihmë”, rrëfeu Tuchel. Ai tha se Anglia luajti me një urgjencë që nuk përputhej me kohën e mbetur në ndeshje. “Luajtëm sikur të ishim katër minuta nga fundi, por në realitet ishin 30-40 minuta. Argjentina mori kontrollin dhe ne e patëm të vështirë”, u shpreh trajneri.
Tuchel tha gjithashtu se është e pamundur të dijë nëse një tjetër vendim taktik mund ta kishte ndryshuar rezultatin. “Nuk e di se çfarë do të ndodhte. Mund ta torturosh veten pafundësisht dhe të mendosh se, nëse do të bëje një zëvendësim tjetër, do të kishim fituar ndeshjen. Thjesht, nuk e di këtë”. Në fund, Tuchel e përshkroi atë humbje si një plagë me të cilën duhet të mësojë të jetojë. “Plaga ime? Do të më duhet të bashkëjetoj me të”, përfundoi ai.