SPORT, 16 September 2026, 17:28

Kërcënohet me vdekje portieri: Lër tre gola, ose do të vrasim familjen

Një ngjarje e rëndë ka tronditur futbollin bolivian. Portieri i Guabiras, Juan Manuel Perel, raportohet se është kërcënuar me vdekje përpara përballjes ndaj Always Ready, duke ngritur shqetësime serioze për sigurinë e futbollistëve.

Trajneri i Guabiras, Leonardo Eguez, foli për këtë temë në Associated Press. “Jeta e portierit tonë, si dhe jeta e gruas dhe nënës së tij, u kërcënua. Atij iu tha se nëse nuk paguante shumën e kërkuar nga shantazhuesit ose nuk pësonte tre gola në ndeshje, familja e tij do të vritej.

Është e pamundur të përgatitesh seriozisht për një ndeshje kur merr kërcënime me vdekje. Diçka e dyshimtë po ndodh dhe nevojitet një hetim” – tha trajneri Eguez.