SPORT, 14 September 2026, 17:54

Pas gafës në Bernabeu, Chivu konfirmon besimin te Martinez, titullar ndaj Udineses

Pas gafës në Bernabeu, Chivu konfirmon besimin te Martinez, titullar

Joses Martinez kërkon të lërë pas gabimin e rëndë të kryer në Bernabeu në sfidën me Realin e Madridit dhe dëshiron të ketë sërish besimin e trajnerit. Dhe Chivu duket se është i vendosur që t’ia plotësojë këtë dëshirë.

Ai gabim i rëndë që i prishi debutimin në Ligën e Kampioneve nuk duhet të ngulitet në mendjen e portierit aq sa të mund të shndërrohet në një hije persekutuese gjatë gjithë sezonit Trajneri i Interit këtë e di mirë dhe di që ka nevojë për një dyshe portierësh të besueshëm e sidomos të vetëdijshëm për aftësitë e tyre

Besimi sigurisht duhet merituar, por është e nevojshme që të dish si ta japësh në momentet e vështira për të pasur një skuadër me personalitet. Cristian Chivu e ka kuptuar këtë , ashtu siç kupton edhe momentin e vështirë të një elementi të rëndësishëm siç është Josep Martinez.

Dhe kështu vjen dhe gjetja e trajnerit rumun. Sipas të përditshmes ‘La Gazzetta Dello Sport’ në ndeshjen me Udinesen, ai që do të duhej të bënte debutimin ishte Ivan Provedel, por Chivu e la pezull këtë vendim dhe kjo për faktin se i jepet prioritet mbrojtjes së Martinez që është titullari i skuadrës. Kështu spanjolli do të konfirmohet mes shtyllave; një tregues i qartë ky i besimit dhe mbrojtjes që Chivu dëshiron t’i japë futbollistit dhe të gjithë skuadrës. Provedel, të paktën për momentin do të duhet të presë për të luajtur me fanellën e Interit.