BOTA, 26 August 2026, 22:48

Tragjedi në Itali/ Helikopteri përplaset me kabllot e teleferikut dhe rrëzohet, humbin jetën dy persona

Një tragjedi ka ndodhur mëngjesin e sotëm në një luginë të largët në veri të Italisë, ku një helikopter u përplas me kabllot e një teleferiku dhe më pas u rrëzua, duke shkaktuar vdekjen e dy personave.

Sipas Departamentit të Zjarrfikësve, mjeti fluturues dyvendësh goditi kabllot e një teleferiku mirëmbajtjeje, të përdorur nga kompania italiane e energjisë Enel për të aksesuar digën.

Pas përplasjes, helikopteri u përfshi nga flakët dhe u rrëzua pranë brigjeve të liqenit Campliccioli, në një zonë me bar pranë digës.

Si pasojë e aksidentit humbën jetën piloti 62-vjeçar, Alessandro Muscinelli, dhe kunata e tij, 63-vjeçarja Antonella Pagliarani, e cila udhëtonte si pasagjere.

Autoritetet kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e aksidentit dhe për të përcaktuar se si helikopteri u përplas me kabllot e teleferikut.