TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Policia nepaleze raportoi të mërkurën në mbrëmje se ka gjetur 157 trupa pas përmbytjeve shkatërruese që goditën rajonin kufitar me Tibetin në veri të vendit.
Me viktimat e raportuara më herët, numri i përgjithshëm i të vdekurve ka shkuar në të paktën 160, ndërsa qindra persona rezultojnë ende të zhdukur.
Përmbytjet kanë shkaktuar dëme të mëdha në zonën kufitare, ndërsa ekipet e kërkim-shpëtimit vijojnë operacionet për gjetjen e personave që rezultojnë të zhdukur.
Disa orë më parë, media shtetërore kineze raportoi gjithashtu humbje të konsiderueshme jetësh si pasojë e një rrëshqitjeje dheu në një qytet kufitar. Sipas raportimit, tre persona u vranë, ndërsa 265 të tjerë rezultonin të zhdukur.
Autoritetet në të dyja anët e kufirit po vijojnë përpjekjet për kërkim dhe shpëtim, ndërsa përmasat e plota të katastrofës dhe dëmeve të shkaktuara nga përmbytjet dhe rrëshqitjet e dheut pritet të bëhen më të qarta në orët në vijim.