SPORT, 29 September 2026, 21:23

Shqipëria dyfishon avantazhin ndaj San Marinos, Uzuni tund rrjetën

Shqipëria ka dyfishuar avantazhin ndaj San Marinos në sfidën e Nations League, duke kaluar në shifrat 0-2.

Në minutën e 27-të, Myrto Uzuni ka gjetur golin e dytë për kuqezinjtë. Goli u verifikua edhe nga VAR dhe më pas u konfirmua, duke i dhënë Shqipërisë avantazhin e dyfishtë.

Kuqezinjtë kishin kaluar në avantazh në minutën e 21-të me anë të Mehmetit, ndërsa tashmë kanë marrë kontrollin e sfidës.