TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një 29-vjeçar është gjetur i mbytur në rezervuarin ”Pengile” të Krujës. G.L, ishte në kërkim pas kallëzimit të bërë nga familjarët si i humbur.
Policia në njoftimin zyrtar sqaron se G.L, vuante nga shëndeti mendor dhe se në trup nuk i janë konstatuar shenja dhune.
Krujë/Informacion paraprak
Më datë 07.03.2020, rreth orës 12:45, në breg të rezervuarit “Pengile” në lagjen nr.4, Krujë, është gjetur i mbytur shtetasi G.L.,29 vjeç, i cili vuante nga shendeti mendor dhe ishte shpallur në kërkim nga Komisaritati i Policisë Vorë, pas kallzimit të bërë nga familjarët.
Nga kqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes.