AKTUALITET, 10 Prill 2018, 12:08

Te Medreseja, polici privat kap për krah gazetarin: “Dil nga tregu direkt”

Te Medreseja, polici privat kap për krah gazetarin: “Dil nga tregu

Ndërsa pothuajse të gjithë tregtarët në tregun e Medresesë në Tiranë kanë ulur qepenat një incident ka ndodhur në brendësi të këtij tregu, ku Policia Private e këtij tregu është përplasur me gazetarin e News 24.

Teksa gazetari Erion Skëndaj ishte duke raportuar mbi atë që po ndodhte, në momentin që po komunikonte me një nga tregtarët, një polic privat i është afruar dhe i ka kërkuar të largohet.

Por teksa gazetari i thotë se do të vijojë të përcjellë shqetësimet e tregtarëve për aq kohë sa zgjat protesta e tyre, polici privat e kap nga krahu për ta larguar. Më pas ai i kthehet kameramanit, dhe i kërkon po kështu të largohet.

Gazetari: Për aq kohë sa jam unë më tregtarët nuk mund të dal. Po ndjekim shqetësimet e tyre

Polici privat: Mirë mbaro punë e vazhdo

Gazetari: Nuk kam mbaruar punë. Unë jam qytetar, dhe këtu është treg i lirë.

Polici privat: Vazhdo (dhe tenton të largojë kameramanin)

Gazetari: Mos bëj incidente para kamerës, se nuk ta leverdis

Polici privat: As ty as mua