AKTUALITET, 10 Prill 2018, 12:05

Deputeti Spahiu: Turp për qeverinë që sillet si hilacake me biznesin e vogël

Deputeti Spahiu: Turp për qeverinë që sillet si hilacake me

Deputeti Përparim Spahiu e ka konsideruar të turpshme marrëdhënien e qeverisë me biznesin e vogël. Në një postim në Facebook, Spahiu shprehet se kjo qeveri është duke e vënë në vështirësi biznesin e vogël. Ai i kujton qeverisë se me këtë kategori ka bërë një hile shumë të madhe para zgjedhjeve, kur edhe i hoqi  detyrimet deri në 5 MLN lekë xhiro dhe kjo thjeshtë për fushatë.

Postimi

Qeveria ka vënë në vështirësi falimentimi biznesin gjoja të vogël por për mua më të madhin.

Janë këto biznese që mbajnë barrën kryesore të punësimit në çdo vënd e ku çdo qeveri do tregohej mjaft e kujdesshme me Ta.

I hoqën detyrimet deri në 5 milion lekë xhirro thjesht përpara zgjedhjeve, dhe si hilacakë që janë rregjistruan në një vit të gjitha bizneset e deklaruara mbi 2 milon lekë, të qartë që pas Qershorit askush s'kish ku të shkonte a fshihej.

Marrëdhënie aspak e sinqertë, a thua se janë armiq e duhej një strategji për ti "mundur".

Turp i madh!/TPZ.AL