TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Protestës së tregtarëve i janë bashkuar edhe deputetët të LSI-së dhe të PD-së. Në tregun e "Medresesë" ndodhej deputeti Flamur Noka dhe Endrit Braimllari. Ata deklaruan se do të jenë në krahë të biznesit dhe nëse qeveria nuk do të ul taksën, atherë të gjithë do të jenë në shesh për të rrëzuar Edi Ramën.
Flamur Noka
“Qytetarëve i ka shkuar thika në palcë nga taksa e tatimet. Biznesi i vogël me vendosjen e TVSH falimenton. Kjo protestë është në vazhdën e nismës së ndërmarrë nga opozita.
Protesta do të vazhdojë me të gjitha format”.
Endrit Braimllari
“Jemi në solidaritet me biznesin e mesëm. Nëse nuk tërhiqet nga taksat e larta të jeni të bindur se të gjitha këto biznese do jenë në shesh deri në rrëzimin e tij. Ai po i pi gjakun. Në 1 prill shqiptarët janë përballur dhe me taksa të tjera. Ne jemi të vendosur në rrugën tonë dhe jemi në solidaritet të plotë me biznesin. Rama nuk duhet të shoh oligarkët.
Qëllimi i tij është të përkrahë tre-katër oligarkë dhe të gjithë këto biznese t’i falimentojë.
Kjo TVSH nuk e formalizon tregun por e fut tregun në kolaps në cikël të mbyllur. Do sjellë mbylljen e bizneseve dhe të vendeve të punës. Ato biznese që do të mbijetojnë do të rrisin çmimet”./TPZ.AL