TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një e moshuar në Tiranë ka rënë pre e “përkujdesjes” së tepërt së një personi.
Teksa po dilte nga shtëpia e vajzës ku po kujdesej për mbesën ajo u ndesh me 44-vjeçarin me iniciale L.S. i dënuar më parë i cili i ka hedhur duart në sup.
“Të mbyti virusi moj nëne”, i ka thënë ai.
Sapo gruaja me inicialet E. Q ka kthyer kokën, i panjohuri i ka këputur varësen e floririt duke u larguar me vrap.
Ngjarja ndodhi pranë mbikalimit në afërsi të një qendre tregtare në autostradë.
“Bashkëshorti po ecte pak metra më përpara, po ktheheshim nga shtëpia e vajzës ku mbajmë mbesën dhe po shkonim në shtëpinë tonë.
Ai djali u afrua dhe më tha të mbyti virusi moj nëne. Me pas më vendosi duart në fyt dhe me dorën tjetër shkuli varësen”, tregon e moshuara për Abc News.
Pasi gruaja ka bërtitur i shoqi e ka pyetur çfarë ke? Pas hajdutit kanë vrapuar i moshuari dhe dy shtetas të tjerë, njëri prej të cilëve taksist.
Kur në vendngjarje mbërriti një patrullë policie, hajduti ju lut “më lëshoni e bëra për bukën e gojës”.
Por e moshuara që kishte fiksuar hajdutin që mbante veshur një bluzë të kuqe, sapo oficerët e pyetën ajo konfirmoi:
Ky është. Ky ma rrëmbeu varësen.
44-vjeçari rezulton nga këqyrjet në sistemin TIMS të ketë sulmuar edhe në vitin 2011 një tjetër grua duke i rrëmbyer varësen, kurse më herët ka qenë problematik për dhūnë në familje.