SPORT, 25 Dhjetor 2021, 22:00

Situatë alarmante edhe në Belgjikë, COVID-19 shtyn një ndeshje dhe mbyll dyert e stadiumeve

Situatë alarmante edhe në Belgjikë, COVID-19 shtyn një

Situatë emergjente prej COVID-19 edhe në Belgjikë.

Futbolli do të rikthehet në Belgjikë këtë të dielë pas festimeve të Krishtlindjes por rastet e shumta me koronavirus kanë detyruar organizatorët të shtynë sfidën e Jupiler League mes Antwerp dhe Kortrijk pasi te skuadra ku aktivizohet edhe Radja Nainggolan janë plot 9 antarë, futbollistë dhe pjestarë të stafit të prekur me COVID.

Ndërkohë që qeveria belge ka marrë vendimin që të gjitha ndeshjet nga e diela e në vazhdim të luhen me dyer të mbyllura.

Pas 20 ndeshjesh kampionati në Belgjikë kryesohet nga surpriza Royale Union që ka ardhur nga kategoria e dytë.