TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Thomas Tuchel do të jetë trajner i Bayern Munichut edhe sezonin e ardhshëm, siguroi presidenti i klubit Herbert Hainer gjatë një konference për shtyp të dielën, duke njoftuar gjithashtu rikthimin e Karl-Heinz Rummenigge në drejtimin e klubit bavarez.
“Ne jemi absolutisht të bindur nga Thomas Tuchel. Ai është një nga trajnerët më të mirë në Evropë, këtë e ka treguar në pozicionet e tij të ndryshme”,- shpjegoi Herbert Hainer, duke siguruar se nuk kishte “asnjë mendim” për një ndarje apo një largim të Thomas Tuchel, i mbërritur në Bavari në fund të marsit. .
Pas fitores në Këln (2-1) të shtunën pasdite dhe titullit të njëmbëdhjetë radhazi të kampionit gjerman, Thomas Tuchel shpjegoi: “Në fillim jam këtu”,- kjo deklaratë duke u interpretuar në disa media gjermane si një largim i mundshëm para përfundimi i kontratës së tij në verën e vitit 2025.
“Nuk mund të ndaheshim miqësisht”
Aq më tepër që sapo u kurorëzua kampion i Gjermanisë për herë të 33-të në historinë e tij, Bayern Munich i dha fund funksioneve të drejtorit sportiv Hasan Salihamidzic dhe kryetarit të bordit të Oliver Kahn në fillim të mbrëmjes së së shtunës.
Vendimi për t'u ndarë nga këta dy anëtarë të klubit "historik" u mor të enjten pas diskutimeve të udhëhequra nga Herbert Hainer dhe presidenti i nderit Uli Hoeness. Nëse Salihamidzic e pranoi situatën, shkëmbimi ishte "shumë emocional" me Kahn, pohon Herbert Hainer.
“Nuk mund të ndaheshim miqësisht. Prandaj, ne mblodhëm një bord mbikëqyrës të jashtëzakonshëm të premten dhe vendosëm të ndaheshim me Oliver Kahn dhe se ai nuk mund të shkonte në Këln,”- sqaroi Hainer.
Rummenigge është kthyer
Për një fillim të ri në drejtimin e klubit, Herbert Hainer shpjegoi se ish-kryetari i bordit drejtues nga viti 2002 deri në vitin 2021, Karl-Heinz Rummenigge, i cili ia kishte lënë vendin Kahn në verën e vitit 2021, do t'i bashkohej mbikëqyrjes, pas vendimit të marrë nga bordi i klubit, në mbledhjen e radhës të martën. Hainer vlerësoi "meritat" e Rummenigge, "të vlerësuar shumë në skenën evropiane".
Një nga detyrat e para të bordit mbikëqyrës të Bayernit do të jetë gjetja e një pasuesi të Hasan Salihamidzic si drejtor sportiv, ndërsa posti i kryetarit të bordit drejtues i është dhënë Jan-Christian Dreesen, deri atëherë nënkryetar i Bordit, duke u kujdesur për ngarkesat e financës, për një periudhë dyvjeçare.