SPORT, 15 Qershor 2024, 23:28

Shënoi gol ndaj Italisë, Nedim Bajrami: Për ne është arritje e madhe që luajmë në Europian, ja çfarë duhet të bëjmë ndaj Kroacisë

Shënoi gol ndaj Italisë, Nedim Bajrami: Për ne është

Nedim Bajrami shënoi një gol historik ndaj Italisë, teksa i mjaftuan vetëm 13 sekonda për të tundur rrjetën, në duelin që u përmbys nga të kaltrit me rezultatin 2-1. Ky ishte dhe goli më i shpejtë i shënuar në të gjitha Europianet. Bajrami foli pas ndeshjes për mikrofonin e “TV Klan” duke u shprehur.  

“E kemi ditur të gjithë që Italia është shumë e fortë. Kemi bërë të gjithë maksimumin, do të luftojmë për çdo pikë dhe për çdo top. Për ne është arritje e madhe që luajmë në Europian, do të vazhdojmë kështu. Kemi disa ditë kohë për të përgatitur ndeshjen me Kroacinë, duhet të korrigjojmë ato që nuk bëmë mirë. 

Asllani i dha një top shumë të mirë, Manaj pati një shans shumë të mirë. Duhet të vazhdojmë kështu dhe të kërkojmë golin”, u shpreh Bajrami.