SPORT, 15 Qershor 2024, 21:17

ITALI-SHQIPËRI/ Ndëshkohem me një goditje këndi, Bastoni barazon shifrat me gjuajtjen e parë në kuadrat

ITALI-SHQIPËRI/ Ndëshkohem me një goditje këndi, Bastoni

Pas golit të Nedim Bajramit në sekondat e para të ndeshjes, Italia ka reaguar duke rikthyer baraspeshën.

Vetëm 9 minuta pas golit të kuqezinjve “azurrët “kanë arritur të tundin rrjetën e Thomas Strakoshës me anë të Bastonit.

Një krosim fantastik në zonë kapet bukur me kokë nga mbrojtësi Alessandro Bastoni, i cili me një goditje fantastike me kokë dërgon topin në rrjetën e kuqezinjve.