TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Bajern Mynh ka mbyllur pjesën e parë të kampionatit me dy rekorde të futbollistëve të skuadrës bavareze në suksesin 4-0 ndaj Volfsburgut. Tomas Myler dhe Robert Levandovski treguan se janë emrat kyç të kësaj skuadre dhe se shifrat e tyre mbresëlënëse do të mbeten për një kohë të gjatë në historinë e futbollit gjerman.
Myler shënoi golin e avantazhit në minutën e 7, por më shumë u gëzua në golin e dytë të shënuar nga Upamekano, pasi ishte ai që dha asistin. Ky ishte asisti i 13 në pjesën e parë të sezonit dhe një rekord për kampionatin në këtë pikë të edicionit. Rekordi për të gjithë sezonin është 21 asiste dhe është vendosur po nga Myler dy edicione më parë.
Golat e tjerë ishin nga Sane dhe Levandovski, me këtë të fundit i cili çoi në 43 numrin e golave të shënuar në vitin kalendarik në Bundesligë duke thyer një tjetër shifër të vendosur nga legjenda gerd Myler që mendohej e pakapshme.