TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Bajerni i Mynihut është modeli i një klubi të suksesshëm. Bavarezët fitojnë çdo vit trofe, kanë një skuadër kompetitive që niset për të fituar gjithçka, por edhe gjendja financiare është e mirë dhe solide.
Karl-Heinc Rumenige ka merita për një gjë të tillë, pasi ka kaluar shumë vite si drejtues i lartë klubi. Ish-drejtori ekzekutiv i Bajernit ka thumbuar Juventusin në prononcimin e fundit për RTV38.
“Te Bajerni ia kemi dalë të fitojmë trofe dhe prej 20 vitesh dalim me bilance pozitive. Mua nuk do më zinte gjumi natën nëse do të kisha borxhet që ka Anjeli te Juventusi.
Ne jemi treguar të aftë të çojmë përpara politikën tonë, që na ka mundësuar të fitojmë shumë trofe gjatë këtyre viteve”, theksoi 66-vjeçari gjerman.