SPORT, 30 Nëntor 2021, 16:47

Fitoi gjithçka me Milanin, Shevçenko: Bëj tifo, por do t’i prish punë

Fitoi gjithçka me Milanin, Shevçenko: Bëj tifo, por do

Andri Shevçenko është rikthyer në Itali, tanimë jo si lojtar por si trajneri i Xhenoas. Skuadra e tij do të ndeshet në mesjavë me Milanin. Për ukrainasin kjo është një ndeshje e veçantë për shkak të kujtimeve që ka pasur me kuqezinjtë.

Çfarë ndeshje prisni nesër ndaj Milanit?

“Xhenoa duhet të jetë shumë e motivuar dhe me shpirt të madh. Ndeshja do të jetë shumë e vëeshtirë sepse Milani ka një skuadër me shumë kualitet”.

“Do të stërvitemi dhe do të vlerësojmë gjendjen e lojtarëve. Më pas do të vendosim se kë do të hedhim në fushë”.

Si ndiheni që do të luani kundër Milanit?

“Unë bëj fito për Milani por jo nesër. Sigurisht që do të jetë emocionuese, por tani po përpiqem të ndrydh emocionet. Kjo është pjesë e punës sime, jam profesionist dhe i kam premtuar tifozëve të Xhenoas që do të jap më të mirën time. Do të bëj gjithçka që ti vë në vështirësi”.

Keni frikë nga dëshira e Milanit për tu kthyer tek fitoret?

“Milani vjen nga dy humbje në kampionat. I kam parë ndeshjet e tyre dhe janë një skuadër që shënojnë shumë. Duhet të jemi shumë të kujdesshëm. Mungesa e disa lojtarëve ndikon shumë”.

Andri Shevçenko fitoi gjithçka me Milanin si lojtar. Ndër trofetë e shumë spikasin dy Çempions Ligë në vitin 2003 dhe 2007. Gjithashtu në vitin 2004 ai fitoi dhe Topin e Artë.