SPORT, 30 Nëntor 2021, 14:37

Injoroi ceremoninë dhe ndjek golat e CR7, por Guardiola nis të joshë yllin e Realit

Injoroi ceremoninë dhe ndjek golat e CR7, por Guardiola nis të

Karim Benzema nuk di të ndalet dhe dy ditë më parë me golin ndaj Sevijës parakaloi Tierri Henrinë në klasifikimin e bomberave francezë me prodhimtari më të lartë. Ai deri më tani regjistron 361 gola të shënuar si futbollist profesionist mes Olimpikut të Lionit dhe Realit të Madridit, ndërsa Henri e ndali vrullin e tij në kuotën 360.

Bomberi i madrilenëve është i pakalueshëm këtë sezon pasi ka 11 gola të shënuar në kampionatin spanjoll, teksa bilancit i shtohen edhe 5 “firma” në Ligën e Kampioneve. Numri 9 i “mbretërorëve”, i cili pas pak javësh do të mbushë 34 vjeç, është në momentin më të mirë të karrierës së tij profesionale dhe gjithçka tregon se do të vazhdojë të shtojë golat në dollapin e tij.

Këto arritje mund të ndikojnë edhe në përmirësimin e objektivave personale duke qenë se Benzema synon të jetedhe në dhjetë më të mirët për “Topin e Artë”, një eventiment tek i cili dje nuk mori pjesë. Në synimet e tij duket se është edhe parakalimi i Kristiano Ronaldos, i cili shënoi 451 herë me fanellën e “Los Blancos” përpara se të largohej nga Madridi drejt Juventusit.

PEPI E DO – Që Mançester Siti kërkon një sulmues kjo nuk është mister, por nëse deri pak kohë më parë interesimi ishte i përqendruar te Harri Kejn, planet duket se do të ndryshojnë.

Pep Guardiola e ka orientuar klubin drejt Karim Benzemasë. Sulmuesi po kalon një formë të jashtëzakonshme siç e dëshmojnë 16 gola dhe 8 asistet e regjistruara në të gjitha kompeticionet në këtë fillimsezoni me fanellën e Realit të Madridit. Pas largimit të Kristiano Ronaldos, ishte pikërisht 34-vjeçari që mori mbi supe skuadrën, çka e bën të vështirë që një klub tjetër të arrijë t’ia marrë Realit kapitenin dhe liderin shpirtëror.

Kujtojmë se Benzema ka shënuar 103 gola në 165 ndeshje në të gjitha garat që nga largimi i Kristiano Ronaldos, ndërkohë që kishte shënuar 76 gola në 165 ndeshjet e luajtura përkrah jashtëtokësorit portugez.