TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Sevilla dhe Roma po barazojnë 1-1 në finalen e Europa League dhe tashmë skuadrat do i drejtohen minutave të shtesës.
Rasti i parë i rrezikshëm i takoi italianëve. Ishte Spinazzola që pati një mundësi ideale me një penallti në lëvizje, por gjuajtja e tij u ndal nga Bono.
Skuadra e Mourinhos feston në minutën e 35-të. Dybala zhbllokoi ndeshjen me një të majtë vrasëse, duke dërguar sferën pas shpinës së portierit kundërshtar.
Në fillimin e pjesës së dytë, spanjollët ishin vërtetë me fat, pasi Mancini realizoi autogol. Në minutën e 77-të, të besuarit e
Mendilibar J. L. fituan penallti pas një ndërhyrje të ashpër në zonë të Ibanez, por u anulua me VAR.
Në minutën e 83-të, protestat janë te Roma, pasi verdhekuqtë pretentojnë për 11-metërsh për shkak të një prekje me dorë. Loja vazhdoi sërish, me kryesorin Taylor që e pa të arsyeshme të vendoste kështu.