TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një gol nga Arinaldo Rrapaj në minutat e fundit të pjesës së parë të ndeshjes mes Partizanit dhe Teutës, ka bërë që në stadiumin “Arena e Demave” të shpërthente festa pasi fitorja shtynte të kuqtë drejt titullit kampion.
Por kjo festë goli soli disa skena paksa të çuditshme, jo vetëm për faktin se ultrasit e Partizanit pushtuan pa u shqetësuar fushën duke festuar me lojtarët e tyre, por edhe se u përplasën pikërisht me futbollistët e ekipit kryeqytetas.
Pasi gjyqtari bëri shenjë që skuadrat të ktheheshin në pozicione për rifillimin e lojës, lojtarët e Partizanit nxitën tifozët që të ktheheshin në tribunë. Por një gjë e tillë duket nuk u pëlqeu disa prej ultrasve, të cilët nuk ngurruan të përplaseshin me Mba apo Maget, në disa çaste kaosi që u qetësuan vetëm nga ndërhyrja e stjuardëve.