SPORT, 18 Qershor 2024, 17:07

CR7 nxit Portugalinë: Do t’i kthejmë ëndrrat në realitet

CR7 nxit Portugalinë: Do t’i kthejmë ëndrrat në

Ish “ylli” madrilen, Cristiano Ronaldo, bëhet gati për debutimin me kombëtaren e tij, në atë që mund të quhet praktikisht evropiani i tij i fundit në karrierë.

Në prag të sfidës përballë kombëtares çeke, CR7 u ndal të fliste përballë gazetarëve.

“Sot nisim një rrugëtim të ri, e mbaj mend shumë mirë ditën time të parë në kombëtare dhe më pas vijoi një histori sfidash dhe suksesi. Jam krenar që jam pjesë e kësaj skuadre, një ekip kampionësh, e mbushur me talente. Me mbështetjen tuaj, do mundohemi t’i bëjmë ëndrrat realitet”, përfundoi deklaratën e tij portugezi, që nuk e fsheh dëshirën për përsëritjen pse jo, të suksesit të 8 viteve më pare, kur në Francë, Portugalia u shpall kampione e Evropës për here të parë.