SPORT, 18 Qershor 2024, 15:16

100 fitore në krye të Francës, Deschamps synon një tjetër rekord

100 fitore në krye të Francës, Deschamps synon një

Didier Deschamps është një nga trajnerët më jetëgjatë në krye të një ekipi përfaqësues, por në Gjermani synon të kthehet në një legjendë.

Deschamps ka fituar gjithçka si lojtar dhe si trajner, por i mungon vetëm një trofe, Evropiani, objektiv që synon ta arrijë në “Euro2024”.

Në kërkim të këtij trofeu, Deschamps arriti një rekord personal shumë të rëndësishëm, ndaj Austrisë siguroi fitoren e 100 në krye të Francës, me 154 ndeshje në dispozicion.