TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Trajneri i Kombëtares shqiptare Silvinjo, ka dalë në një konferencë për mediat që startoi në orën 12:00, ku do të pyetet në lidhje me ndeshjen që kuqezinjtë do të zhvillojnë ditën e nesërme në orën 20:00 kundër kombëtares së Litenjshtenjit.
Klaus Gjasula:
“Gjendja është e shkëlqyer si gjithmonë. Të gjithë jemi në formë të mirë, dhe gjithçka është në rregull. Po presim kapitenin të vijë tani.
Atmosfera është mirë, kapiteni i duhet skuadrës. Do të vijë me fitoren dhe frymën e mirë nga klubi i tij dhe shpresojmë që të na japi edhe ne pak nga ajo energji, po presim.
Unë jam mesfushor, kam ndihmuar edhe Darmshtadin si mbrojtës, por unë do të jap maksimumin. Ajo varet nga zgjedhjet e trajnerit, unë jam për të ndihmuar ekipin dhe pastaj të shohim çfarë mund të ndodh.
Kemi disa muaj që nuk kemi luajtur bashkë, ndeshja nesër do të na ndihmojë të gjejmë njëri-tjetrin. Ndoshta nuk është kombëtare shumë e fortë por do të provojmë të nxjerrim atë se çfarë kemi bërë në stërvitje, ky është objektivi.
Europiani është gjithmonë një gjë e veçantë, mezi po presim që të kalojnë ditët. Kemi shumë punë përpara, ndeshjet dhe stërvitjet që të përgatitemi shumë mirë për takimet e Europianit.”
Trajneri Silvinjo:
“E para këtu në qendrën stërvitore është një atmosferë shumë e mirë. Donim që grumbullimin ta nisnim në Tiranë për të ndjerë atmosferën dhe emocionin që kanë njerëzit. E kemi ndjerë publikun shumë afër nesh. Kemi ardhur në Austri për të punuar dhe të përgatitemi sa më mirë për Europianin.
Kemi Seferin që luajti ndeshje me datë 29 dhe më pas u bashkua me skuadrën. Është Abrashi që luajti ndeshjen më 31 dhe u bashkua me ne. Kemi edhe kapitenin Gjimshitin që ka edhe një ndeshje për të luajtur me klubin dhe më pas do të përgatitet me Kombëtaren. Kam parë te skuadra motivimin dhe energjinë e duhur.”