TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Partizani, Tirana, Vllaznia dhe Shkëndija janë skuadrat shqiptare të kualifikuara në raundin e parë të Ligës së Konferencës, të cilat kanë zënë vend në vazon e favoritëve. Katër ekipet aktualisht janë pushim, por do të duhet të kthehen para të tjerëve, pasi do të diskutojnë kalimin më tej në kompeticionin europian.
Skuadrat kundërshtare do të përcaktohen në shortin e 19 qershorit, teksa ndeshjet e parë pritet të luhen më 11 korrik. Të katërta skuadrat tona parashikohet të kenë një short relativisht të lehtë në letër, pasi në vazon e 25 skuadrave jo pretendente janë skuadra mesatare në kampionate si Malta, Lituania, Letonia apo Ishujt Faroe, vende, që nuk shquhen për futboll.
Kundërshtar i mundshëm përballë këtyre skuadrave është edhe një klub shqiptar, Malisheva, që bëri historinë në Kosovë duke siguruar kalimin në Europë.
Skuadrat më të rrezikshme konsiderohen boshnjakët e Velez Mostar apo uellsianët e Bala Taun, teksa në listë janë edhe gjysmë-amatore si Atletik d’Eskaldes, që e mposhti Partizani vjet.