SPORT, 3 Qershor 2024, 19:52

Maresca flet si trajner i Chelseat: Jam i emocionuar, me këtë grup shkojmë larg

Maresca flet si trajner i Chelseat: Jam i emocionuar, me këtë grup

Enzo Maresca tha fjalët e para si trajner i Chelseat.

“Është një ëndërr për çdo trajner që të ketë këtë rol te Chelsea, pasi janë një nga klubet më të mëdha në botë. Kjo është edhe arsyeja pse jam kaq i emocionuar për këtë mundësi që më është dhënë. Mezi pres të punoj te një klub i tillë.

Këtu ka një grup lojtarësh të talentuar, për të zhvilluar një ekip që vazhdon traditën e suksesit të klubit dhe i bën tifozët tanë krenarë”, tha ai.