SPORT, 7 Dhjetor 2021, 19:27

Liverpooli përgatit ofertën e parezistueshme për “yllin” e Borussias së Dortmundit

Liverpooli përgatit ofertën e parezistueshme për

Të gjithë duan Erling Haalandin e Borussias së Dortmundit, por jo Liverpooli. “The Reds” kërkojnë të përfitojnë nga përqendrimi i vëmendjes te gjiganti norvegjez për t’u rrëmbyer një tjetër “yll” verdhezinjve. Bëhet fjalë për talentin anglez, Jude Bellingham, që po shkëlqen në klubin gjerman në sezonin e dytë në “Signal Iduna Park”.

Sipas “Mirror”, drejtuesit e Liverpoolit synojnë të mposhtin konkurrencën e Chelsea-t, Manchester United apo Manchester City-t me një lëvizje të befasishme, duke ofruar jo pak por plot 90 milionë stërlina (119 milionë dollarë).

Bellingham, vetëm 18 vjec, është ftuar kur ishte vetëm 18 vjec edhe në përfaqësuesen e “Tre Luanëve” nga trajneri Gareth Southgate, duke debutuar në nëntor të vitit të kaluar në miqësoren kundër Republikës së Irlandës.