SPORT, 7 Dhjetor 2021, 10:22

Rikthehet sonte magjia e Champions-it/ Milani tenton ëndrrën, Interi dhe Reali për kreun e grupit. Ja sfidat e mbrëmjes

Rikthehet sonte magjia e Champions-it/ Milani tenton ëndrrën, Interi

Rikthehet magjia e Champions-it me ndeshjet e fundit të fazës së grupeve.

Sonte do të zhvillohen tetë ndeshje, teksa në orën 18:45 do të luajë PSG-Klab Bryzh, me parizienët e kualifikuar për në raundin tjetër dhe Lajpcig-Mançester Siti, gjithashtu me “The Citizens” të kualifikuar për fazën e ardhshme.

Në orën 21:00 do të luhen gjashtë ndeshje ku padiskutim vëmendja kryesore do të zhvendoset në stadiumin “San Siro” ku luhet Milan-Liverpul, me anglezët e kualifikuar, por kuqezinjtë e Piolit synojnë triumfin e sotëm dhe një ndalesë të Portos ndaj Atletikos që të kualifikohen për raundin me eliminim direkt.

Real Madrid-Inter është takimi ku luhet për prestigj dhe për vendin e parë të grupit.

Ndeshjet e tjera janë: Ajaks-Sporting Lisbon, Shaktar Donjetsk-Sherif Tiraspol dhe Dortmund-Beshiktash.