SPORT, 7 Dhjetor 2021, 09:04

Boksieri Florian Marku poston foto me djalin e porsalindur në krah: Ndjenja më e bukur në botë

Boksieri Florian Marku poston foto me djalin e porsalindur në krah: Ndjenja

Boksieri i mirënjohur shqiptar, Florian Marku disa ditë më parë u bekua me një djalë, të cilin i vendosi emrin Martin.

Ditën e djeshme, Marku ka publikuar në rrjete sociale një foto teksa mban në krah të birin e porsalindur.

Ai ka përshkruar ndjesinë e të qenit prind duke thënë se është “ndjenja më e bukur në botë”.

“Ndjenja më e bukur në botë duke mbajtur në krahë djalin tim”, ka shkruar Marku në foton e publikuar në Instagram.