TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

E ardhmja e Ousmane Dembelé është akoma e paqartë. Futbollistit francez i skadon kontrata në qershor të vitit 2022, por rinovimi me Barcelonën nuk ka ardhur akoma.
Sipas asaj që shkruan e përditshmja spanjolle “Mundo Deportivo”, klubi blaugrana është i gatshëm që të bëjë një ofertë të fundit në drejtim të sulmuesit, që ka kohë që po mban peng drejtuesit në lidhje me çështjen e rinovimit.
Barcelona kërkon që të mbyllë sa më shpejt këtë marrëveshje, sepse në më pak se një muaj Dembele mund të gjejë një destinacion të ri për të ardhmen e tij.
Të shumta janë skuadrat që kërkojnë shërbimet e ish-sulmuesit të Borussia Dortmund, mbi të gjitha Tottenhami i Contes.