TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Janë luajtur ditën e sotme ndeshjet e kthimit në kuadër të raundit çerekfinal të Kupës së Shqipërisë teksa surpriza vjen nga Kukësi. Në ndeshjen e zhvilluar në Vlorë, verilindorëve nuk iu mjaftoi një fitore 1-0 ndaj Egnatias, duke qenë se ishin mposhtur në të takimin e parë me rezultatin 3-1. Tashmë, të besuarve të trajnerit Diego Longo, iu mbetet të përqendrohen në kampionat, ndërsa rrogozhinasit konfirmohen “hirushja” e këtij sezoni.
Ndërkaq, nuk ka pasur surpriza në sfidat e tjera me Vllazninë që ka fituar thellë në shtëpi ndaj Pogradecit me rezultatin 6-1, ndërsa kishin triumfuar edhe në sfidën e parë me rezultatin 0-2. Nga ana tjetër, Partizani mposhti Besëlidhjen me shifrat 2-0, ndërsa në sfidën e parë lezhjanët ishin dorëzuar me shifrat 0-1.
Sakaq, Teuta mposhti Korabin 2-0, teksa rezultati i përgjithshëm është 3-0 në favor të durrsakëve. Ndërkohë, Laçi vuajti jo pak kualifikimin pasi ndaj Tomorit u ndal në një barazim 1-1, por kaloi vetëm në sajë të rezultatit të ndeshjes së parë ku kishte triumfuar me rezultatin 0-1. Sakaq, sfida mes Skënderbeut dhe Bylisit ka shkuar në shtesë duke qenë se rezultati aktual është 2-2, ndërsa ndeshja e parë përfundoi 1-1.
Rezultatet e ndeshjeve:
Kastrioti-Flamurtari 2-4 (0-0)
Kukësi-Egnatia 1-0 (1-3)
Laçi-Tomori 1-1 (1-0)
Partizani-Besëlidhja 2-0 (1-0)
Teuta-Korabi 2-0 (1-0)
Vllaznia-Pogradeci 6-1 (2-0)