SPORT, 10 Dhjetor 2021, 10:51

Është një barrë për skuadrën, Juventusi negocion largimin e Ramsey

Është një barrë për skuadrën, Juventusi negocion

Ramsey është një barrë për Juventusin. Uellsiani fiton shtatë milionë euro në sezon, paga e dytë më e lartë, dhe nuk llogaritet për Allegrin.

Klubi torinez dëshiron ta transferojë atë në janar. Sipas disa mediave italiane, agjenti i tij ka zhvilluar sot një takim me drejtuesit e Juventinës për të gjetur një zgjidhje.

Ose me anë të zgjidhjes së kontratës ose transferimit. Newcastle, siç është publikuar në Angli, nuk ka frikë ti ofrojë një rrogë të fuqishme për ta bindur.