SPORT, 9 Dhjetor 2021, 18:19

Juventusi dhe Interi dridhen para shortit të Champions, statistikat thonë se do të kenë përballje të frikshme

Juventusi dhe Interi dridhen para shortit të Champions, statistikat

Kuadri i 16 skuadrave të kualifikuara në fazën me eliminim direkt të Ligës së Kampioneve plotësohet me ndeshjen Atalanta-Vijareal, ku një nga këto dy skuadra do të vendoset në vazon e dytë të shortit që hidhet ditën e hënë. Italianët kanë filluar të bëjnë që tani llogaritë dhe duket se fati vështirë se do të jetë në anën e tyre.

Fati i skuadrave italiane lidhet me atë të Atalantës, pasi përqindja e mundësisë ndryshon në varësi të kundërshtarëve në vazo meqë evitohen skuadrat nga i njëjti vend.

Nëse Atalanta kualifikohet, atëherë skuadra më e mundshme me të cilën do të përballet është Atletiko Madrid (22,23%) dhe pastaj PSG (22,04%). Nëse kualifikohet Vijareal, mundësitë më të mëdha janë të takohen pikërisht spanjollët, të cilët do të kenë të njëjtat shanse sa Atletiko Madrid (18,71%), të ndjekur nga PSG (17,81%).

Rreziku më i madh i Interit ndërkohë vjen nga Anglia. Me Atalantën në lojë, mundësia më e madhe për përballje është ajo me Mançester Junajtid dhe CR7 (19,2%), ndjekur nga Liverpul (18,64%) dhe Mançester Siti (18,5%). Të njëjtat skuadra janë ato që kanë më shumë përqindje mundësie edhe me Atalantën jashtë Ligës së Kampioneve.