TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kosova shmang humbjen ndaj Greqisë në ndeshjen e fundit në grup për kualifikueset e Botërorit "Katar 2022", por jo vendin e fundit, që në fakt ishte vendosur me humbjen ndaj Gjeorgjisë.
Dardanët barazuan 1-1 në Athinë, falë golit të Rrahmanit (75'), ku edhe mund të kishin fituar, pa “vjedhur” asnjë, nëse Zhegrova dhe Vojvoda, në fund, do të ishin treguar më të saktë në konkludim.
Dy barazime identike me përfaqësuesen helene, 1-1 në Prishtinë dhe Athinë, me këtë rezultat të fundit që jep shpresë për ndryshimin e situatës në fushatën e ardhshme eliminatore.
Greqi – Kosovë 1-1
(Masouras 44’/ Rrahmani75′)