SPORT, 8 Dhjetor 2021, 23:02

Champions League/ Bajerni fundos Barcelonën, në fazën tjetër kalon Benfika

Champions League/ Bajerni fundos Barcelonën, në fazën tjetër

Bajerni i Munihut ka fundosur më shumë Barcelonën pasi e mposhti me rezultatin 3-0 në "Allianz Arena" dhe ka bërë që katalanasit të mos shkojnë më tej në Champions League. Bavarezët triumfuan në një ndeshje ku Barcelona nuk dha asgjë.

Siparin e golave e hapi Tomas Myller në minutën e 34-t të takimit, ndërsa rezultatin e dyfishoi Leroy Sane. Rezultatin final e vulosi Musala në pjesën e dytë të takimit duke dhënë edhe goditjen finale për katalanasit.

Kështu në grupin E, bashkë me Bajernin u kualifikua edhe Benfika që mposhti me rezultatin 2-0 Dinamon e Kievit. Golat e Yaremchuk dhe Gilberto mjaftuan për portugezët që arritën në kuotën e tetë pikëve, një më shumë se Barcelona që do të shkojë në Europa League.

Në ndeshje të tjera, Mançester Junaitid u ndal në një barazim 1-1 ndaj Jang Bojs. Ekipi i Rangnik nuk e ruajti dot avantazhin që mori pas golit të Greenwood dhe gjithçka u baraspeshua nga Rieder në fundin e pjesës së parë. Megjithatë, ata kualifikohen si të parët e grupit F.