TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Juventus është me fat. Bardhezinjve u mjaftonin shumë gola për vendin e parë ndaj Malmo në Torino për vendin e parë, por e morën këtë pozicion me vetëm 1-0. Kjo pasi Çelsi u ndal në fund në Rusi ndaj Zenit 3-3.
Bardhezinjtë kanë gjetur golin e avantazhit në minutën e 18-të me Kean. Në formacionin titullar të bardhezinjve është edhe Koni de Winter, i cili është bërë lojtari më i ri (19 vjeç e 179 ditë) në historinë e Juventus që luan nga minuta e parë në një ndeshje të Champions. Pjesa e dytë nuk pati me gola.
Vetëm dy minuta kanë mjaftuar për kampionët e Europës që të kalojnë në avantazh. Ka qenë Werner që ka realizuar për skuadrën e Tuchel. Goli i shënuar pas 1 minute e 23 sekondash është më i shpejti për Çelsin në Champions League.
Zenit ka barazuar ndeshjen në minutën e 38-të me Claudinhon. Katër minuta më mbrapa, rusët kanë përmbysur gjithçka me Amoun. Pjesa e parë përfundoi me fitoren e rusëve, të cilët shpresuan në të dytën, por nuk ia dolën për triumfin, thjesht barazuan.
Lukaku në minutën e 62-të shënon golin e avantazhit dhe barazon shifrat për anglezët. Më në fund, shtatlarti belg theu mallkimin e golit. Verner në 85’ shënoi golin e dytë personal (dha edhe asisitin e golit të dytë) dhe përmbysi shifrat në 2-3. Por kur Chelsea mendoi se mori vendin e parë, Erokhin barazoi në 94’ në 3-3.