TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Skënderbeu merr një fitore me shumë vlerë ndaj Egnatias me rezultatin 2-0. Me këtë triumf korçarët i japin shkelmin krizës në kampionat.
Ndeshja ishte shumë e luftuar, me Egnatian që iu afrua golit me Imerin që goditi traversën me kokë.
Golat erdhën në pjesën e dytë me Mensah (47') që përfitoi nga një top i kthyer në zonë. Elvi Berisha (87,) i vuri kapakun sfidës me një supergol në minutat e fundit. Kjo ishte fitorja e parë pas 3 ndeshjeve për vendasit në kampionat.
Me këtë fitore Skënderbeu shkon në vendin e 8 me 11 pikë, po aq sa Egnatia por me golavarazh më të mirë.