TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Partizani fiton ndeshjen e dytë radhazi, këtë herë kundër Skënderbeut me rezultatin 2-1. Tre pikë me shumë vlera për “demat” e kuq dhe tani mund të nisin polemikat, pasi arbitri Yzeiraj u anuloi një gol korçarëve.
Partizani e nisi ndeshjen në mënyrë fantastike, pasi Rrapaj me një gjuajtje potente shtangu portierin Rexhepi. Avantazhi i “demave” nuk zgjati shumë, pasi Mensah mposhti portierin Teqja dhe shifrat u baraspeshuan në minutën e 20-të.
Djemtë e drejtuar nga Ilir Daja u hodhën sërish në sulm dhe Tedi Cara shënoi golin që rezultoi i fitores në fund. VAR ishte vendimtar në këtë rast, pasi anësori akordoi pozicion jashtë loje fillimisht.
Minuta e 63-të solli polemika të mëdha, pasi Mara ekzekutoi një goditje dënimi që u devijuar nga Jean Victor. Për arbitrin ishte prekje me dorë dhe me ndihmën e VAR nuk e konsideroi gol të rregullt.
Skënderbeu më pas fitoi edhe një penallti, por portieri Teqja u bë hero dhe e ndali mbrojtësin Meksi, duke i dhënë mundësinë Partizanit të merrte tre pikët dhe ta kalonte në renditje Teutën dhe Dinamon.