TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Armando Broja vazhdon të mahnitë Anglinë me paraqitjet e sidomos me golat e tij, të cilët po i japin pikë të rëndësishme skuadrës së Sauthempton. Sot, goli i Brojës i dha një pikë ekipit të tij në barazimin 1-1 ndaj Brajton, teksa ndihmoi sulmuesin shqiptar që të vendoste një rekord të ri.
Sipas faqes së njohur të statistikave “Opta”, ai bëhet me pesë gola në të gjithë kompeticionet (tre kampionat, dy në Kupën e Ligës), lojtari që ka shënuar më shumë mes atyre që e kanë nisur si U20 këtë edicion.
Në moshën 20 vjeç e 85 ditë, ai është lojtari i dytë më i ri në historinë e Premier Ligës i cili shënon në të tre ndeshjet e para si titullar në fushën e vet, pas Deni Kadamarteri i cili ishte 18 vjeç e 6 ditë kur e bëri një gjë të tillë në vitin 1996 me Everton.