SPORT, 4 Dhjetor 2021, 18:37

As Xavi nuk i bën “derman” Barcelonës, katalanasit humbin brenda në “Camp Nou”

As Xavi nuk i bën “derman” Barcelonës, katalanasit humbin

Vjen humbja e parë për Xavin në drejtim të Barcelonës.

Katalanasit, në fakt, janë mundur 1-0 në shtëpi nga Betis në javën e 16-të të La Ligas. Një fitore e merituar  miqve, të cilët luajtën më mirë.

Një rezultat që e largon akoma më shumë Barçën nga kreu dhe që e ka ngjitur Betis në vendin e tretë të renditjes.

Sfida e luajtur në "Camp Nou" është vendosur nga një gol i Juanmi në minutën e 79-të.