SPORT, 4 Dhjetor 2021, 18:13

Premier League/ Liverpool fiton në “frymën e fundit” dhe kap kreun

Premier League/ Liverpool fiton në “frymën e fundit” dhe

Liverpool iu fal golit të Divock Origit në minutën e katërt shtesë, për të thyer 0-1 Wolves dhe për t’u ngjitur përkohësisht në krye të kampionatit, +1 nga Chelsea. Pjesa e parë ishte e vakët, me Diogo Jotan që iu afrua golit për “The Reds”.

Ekipi i Klopp rrezikoi në fraksionin e dytë të sfidës me anë të Thiago Alcantara, Diogo Jota dhe Sadio Mane, teksa “Ujqit” ishin pranë golit me anë të Dendoncer, i cili u ndal nga një super Alisson.

Minutat shtesë sollën edhe golin e fitores. Sulmuesi belg ktheu në gol një asist të Momo Salah, i dhuroi Liverpoolit fitoren e katërt radhazi dhe vendin e parë në renditje me 34 pikë.

Newcastle ia doli të marrë fitoren e parë në javën e 15-të. ”Qymyrxhinjtë” mposhtën 1-0 Burnley falë golit të Callum Wilson në minutën e 40-të. Sulmuesi 29-vjeçar shfrytëzoi një dalje të pasigurt të portierit mik dhe tundi rrjetën me një gjuajtje potente.

Jay Rodriguez gjeti golin e barazimit për Burnley pesë minuta përpara fundit të ndeshjes, por lojtari mik ishte në pozicion të parregullt. Në fund festë te vendasit, të cilët ia dolën të marrin tri pikët e para sezonale.