TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Çiro Imobile ka rezultuar pozitiv me COVID-19. Pas infektimit të bashkëshortes së tij, sulmuesi i Lacios ka kryer menjëherë tamponin të cilin e ka rezultuar pozitiv, nga ku është i kushtëzuar që të bëjë karantinën në banesën e tij deri në momentin që testi i ardhshëm të shfaqet negativ.
Italiani pasi humbi ndeshjen ndaj Xhenoas, tashmë humbet edhe sfidën kundër Venecias në transfertë. 31-vjeçari ndihet mirë dhe është totalisht asimptomatik.
Një goditje kjo për Mauricio Sarrin, i cili do të bëjë pa njeriun lider të sulmit, por edhe të skuadrës bardhekaltër.
Aktualisht Imobile me fanellën e Lacios këtë sezon në Serinë A është aktivizuar në total në 15 ndeshje nga ku ka realizuar 13 gola dhe dhuruar dy asiste.