SPORT, 21 Dhjetor 2021, 17:31

Barcelona hedh sytë nga një tjetër “bomber”

Barcelona hedh sytë nga një tjetër “bomber”

E zhytur në kërkimin e një sulmuesi të ri, Barcelona ka vendosur Sebastian Haller si një opsion për repartin ofensiv.

27-vjeçari po kalon një sezon të bujshëm me ekipin holandez të Ajaksit. Haller është autori i 20 golave dhe gjashtë asistimeve në 23 ndeshjet zyrtare këtë sezon me fanellën e Ajaksit. Tashmë sulmuesi është konsideruar si një nga më të fortët në repartin ofensiv në të gjithë kontinentin.

Haller tashmë është dhe golashënuesi më i mirë i Champions League këtë sezon me dhjetë gola të shënuar. Lojtari nga Bregu i Fildishtë kaloi nga Uest Hemi tek Ajaksi për shumën e 30 milionë euro, por tashmë dihet që vlera e kartonit të tij është dyfishuar.

Barcelona do e ketë të vështirë të arrijë të fitojë shërbimet e Haller pasi është i kushtueshëm dhe klubi spanjoll ende nuk e ka luksin të shpenzojë, të paktën ende pa shitur disa lojtarë.