TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kupa e Shqipërisë rikthehet të mërkurën dhe ka disa ndeshje që janë interesante në kthim.
Të gjitha duelet luhen prej orës 13:30.Në grupin A Partizani dhe Teuta mendohet ta kenë të lehtë, pasi i kanë fituar sfidat e para ndaj Besëlidhjes dhe Korabit.
Tirana-Dinamo, derbi i kryeqytetit, mbetet për t’u parë, edhe pse blutë kanë triumfuar 2-0 në ndeshjen e parë. Skënderbeu-Bylisi gjithashtu është e hapur, pasi ndeshja e parë ka përfunduar 1-1.

Në grupin B Vllaznia dhe Laçi e kanë hedhur një hap drejt kualifikimit, pasi kanë triumfuar në Pogradec e Berat. Edhe për Kastriotin, që ka barazuar 0-0 në Vlorë me Flamurtarin, kualifikimi është më pranë.
Kukësi-Egnatia, që do të luhet në stadiumin “Flamurtari”, është nga më tërheqëset. Rrogozhinasit e kanë fituar 3-1 ndeshjen e parë dhe verilindorët do tentojnë triumfin e pastër 2-0 për t’u kualifikuar.
