SPORT, 7 Dhjetor 2021, 23:56

Udinese shkarkon trajnerin Luca Gotti

Udinese shkarkon trajnerin Luca Gotti

Tashmë është zyrtare, Udinese ka shkarkuar trajnerin Luca Gotti.

“Udinese Calcio njofton se ka shkarkuar nga detyra trajnerin e skuadrës së parë, Luca Gotti. Falenderojmë trajnerin për vitet e kaluara së bashku. Klubi i uron Gottit fat në vazhdimin e karrierës së tij”, shkruhet në njoftimin e bërë në faqen zyrtare të klubit bardhezi.

Gabriele Cioffi, që deri tani ka qenë ndihmësi i Gottit është caktuar si trajner i përkohshëm. Disa nga kandidaturat më të përfolura për të marrë drejtimin e skuadrës janë Paco Jemez, Stankovic dhe Rolando Maran.