SPORT, 11 Nëntor 2021, 22:45

Vetëm 2 fitore në 18 ndeshje, De Biazi: Do punoj deri në fund të kontratës

Vetëm 2 fitore në 18 ndeshje, De Biazi: Do punoj deri në fund

Aventurës së Xhani De Biazit në pankinën e Azerbajxhanit duket se po i vjen fundi. Trajneri i cili drejtoi Shqipërinë në Euro 2016 duket se nuk po arrin të përsëritë mrekullinë edhe më këtë përfaqësuese.

Këtë e tregon më së miri fakti se ka fituar vetëm 2 nga 18 ndeshjet në drejtim të saj, ndërsa mbylli kualifikueset e Botërorit me vetëm 1 pikë, pas 7 humbjesh e 1 barazimi. Pas humbjes së fundit 1-3 ndaj Luksemburgut, ai u pyet nëse kishte ndër mend të vazhdonte negociatat për rinovimin meqë i mbetej edhe një ndeshje miqësore ndaj Katarit para se kontrata e tij të vlerësohej si e mbyllur.

“Kemi pasur përballë skuadra të forta. Luksemburgu është më i fortë se ne. Është e vështirë të punosh me një ekip kombëtar. Një vit nuk është një kohë e gjatë. Ndoshta dikush mund të kishte bërë më shumë në vendin tim. Por kjo punë është një nga ato ku nuk ke mundësi të punosh me lojtarët për një kohë të gjatë.

A dua të qëndroj te Azerbajxhani? Pas një ndeshje të tillë, është më mirë që të mos flasim për këtë çështje. Federata do të bisedojë me menaxherin tim dhe unë do të vazhdoj punën deri në fund të kontratës. Pastaj do të shohim se si do të rrjedhin gjërat”, tha De Biazi.